Terror gjenocidal mbi Gaze
Udhëheqësit izraelit duhet të gjykohen në gjykatën ndërkombëtare për shkelje të ligjeve të luftës dhe të drejtës ndërkombëtare.
Shkruan: Abdullah Klinaku
Terroret dhe gjenocidet kundër popujve muslimanë po thuajse janë bërë një pjesë e pandashme gjatë shekujve. Gjenocidet ndaj muslimanëve sikur janë pjesë e programuar e këtij rendi botëror. Një plag hapet ende pa u mbyll plaga paraprake. Ky terror dhe gjenocid sistematik të ndodhë në shekullin 21 është një "befasi" dhe e "papritur" por ai po ndodh. Alija Izzetbegoviq kur flet për gjenocidin dhe terrorin që iu shkaktua popullit të tij nga Serbia thotë: Nuk kam besuar që do të ndodh kjo që ka ndodh duke pas parasysh dy rrethana, e para, se jetojmë ne Evropë dhe e dyta se jetojmë në shekullin XX". Por fatkeqësisht këto dy konotacione nuk patën efektin që të parandalohej gjenocidi në Bosnje dhe Hercegovinë. Madje ky shekull u përcoll edhe me terror dhe gjenocid në Kosovë, Qeqeni, Afganistan, Irak dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike në Palestinë. Ç'do kush mund të thotë a thua vallë a mundet që në shekullin XXI të ndodh terrori dhe gjenocidi në botë, a thua që pas tërë asaj pune shekullore në modifikimin e se drejtës ndërkombëtare dhe shpikjen e shumë mekanizmave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, ato të shkilen në mënyrën më ç'njerëzore të mundshme? Fatkeqësisht përgjigjja është në terren, është në lindjen e mesme, është në Gaza. Atje nuk po vlen ky shekull, nuk po vlejnë ligjet e as zakonet ndërkombëtare mbi luften, atje po shkatërrohet një popull, atje po shkaktohet një terror gjenocidal mbi popullsinë e pafajshme muslimane nga shteti i Izraelit. Si duket jehudet kanë imunitet ndaj shekullit dhe ndaj ligjeve ndërkombëtare!!! .......(Lexo më shum)......